Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte e armatosur, sekuestrohet një pistoletë

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte e armatosur, sekuestrohet një pistoletë

Një 35-vjeçare është arrestuar nga Policia në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, drejt hyrjes për në qytetin e Rrëshenit. Jetmira Biba 35 vjeç u ndalua për kontroll teksa u konstatua se qarkullonte e armatosur. Policia sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë ndërsa ndaj saj rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. “Mirditë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”. Qarkullonte me automjet e armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçarja. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti. Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetase qarkullonte e armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor...