Arrestohen dy të dehur në drejtim të automjeteve të tyre, në pranga 34- vjeçari në kërkim nga policia

Arrestohen dy të dehur në drejtim të automjeteve të tyre, në pranga 34- vjeçari në kërkim nga policia

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. P., 62 vjeç, banues në fshatin Omaraj. 62 vjeçari duke drejtuar automjetin tip kamion në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë kamioni ka dalë nga rruga, ku janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit A. C., 47 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm dhe K. L., 57 vjeç, banues në Shirokë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur. Specialistët e Policisë Kufitare ndaluan shtetasin A. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata...