Arrestimi i ish-drejtorit të burgut të Durrësit/ Akuzat për shpërdorim detyre pas arratisjes së Ndocit
Policia e Durrësit ka njoftuar zyrtarisht arrestimin e Indrit Cërlojt, ish-drejtorit të IEVP Durrës, pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci. Autoritetet kanë njoftuar se Cërloj është lokalizuar dhe vënë në pranga, ndërsa ai akuzohet për shpërdorim të detyrës. Po ashtu policia ka njoftuar se është caktuar arrest shtëpiak për shtetasen Ylfete Sema, me detyrë doktoreshë në IEVP Durrës. Njoftimi i policisë: Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga ish-drejtori i IEVP Durrës. Ekzekutohet masa e sigurisë edhe për doktoreshën e IEVP Durrës. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit I. C., 48 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i IEVP Durrës. Për...
Burimi:
ntv.al