Arratisje spektakolare nga spitali që po mjekohej/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Ky është Altin Ndoci

Arratisje spektakolare nga spitali që po mjekohej/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Ky është Altin Ndoci

Ka reaguar Drejtoria e Burgjeve pas arratisjes nga spitali i Durrësit të Altin Ndocit. “I paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Drejtoria e Burgjeve, ndërsa publikojnë edhe fotografinë e tij.