Arratisja spektakolare, zbulohen shkeljet e rënda gjatë shoqërimit të Altin Ndocit

Arratisja spektakolare, zbulohen shkeljet e rënda gjatë shoqërimit të Altin Ndocit

Altin Ndoci vazhdon prej 13 janarit të jetë një i shumëkërkuar, i cili la pas këtu në burgun e Durrësit një valë pikëpyetjesh. Bashkë me hetimin penal që të prokurorisë, një tjetër hetim administrativ nxjerr në dritë se çfarë rregullash u shkelën. Shkresa që TCH e disponon tregon se gjatë eskortimit në spital të Altin Ndocit, stafi plotësoi fiktivisht formularin e treguesve për arratisjen. Në kohën kur komisioni kishte evidentuar shtatë tregues të riskut të lartë të Ndocit, për të u përshkrua risk standard. Edhe shoqërimi i të burgosurit nuk u përdorën armët e gjata dhe ai u dërgua disa herë drejt spitaleve pa qenë e domosdoshme nga një grup policësh që ishin të njëjtë mes 29 efektivëve që ishin në detyrë. Përveç transferimeve urgjente...