Arratisja e ‘ushtarit’ të Çopjave/ Drejtoria e Burgjeve: Pezullohet zinxhiri komandues

Arratisja e ‘ushtarit’ të Çopjave/ Drejtoria e Burgjeve: Pezullohet zinxhiri komandues

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme. Në reagim theksohet se IEVP Durrës nuk ka zbatuar protokollin. “Nga verifikimet paraprake rezulton se, për shoqërimin e planifikuar, IEVP Durrës nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Komisariatin e Policisë Durrës, si dhe nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve”, thuhet në reagim. Ndërkohë, shtohet se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, është pezulluar i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës, me qëllim garantimin e një procesi...