Arratisja e Ndocit nga spitali i Durrësit, zyrtarët e arrestuar dalin para Gjykatës për t’u njohur me masat e sigurisë

Arratisja e Ndocit nga spitali i Durrësit, zyrtarët e arrestuar dalin para Gjykatës për t’u njohur me masat e sigurisë

Tetë personat e arrestuar në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, do të dalin sot, 17 janar, para Gjykatës së Durrësit, ku do të njihen me masën e sigurisë. Mes të arrestuarve janë kryeinfermieri Aulon Çuko, zëvendësshefi i komanduar i policisë së burgut, Desdemon Pazaj, si dhe pesë efektivë të policisë së shoqërimit: Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi dhe Aranit Çela. Në pranga ka rënë edhe shtetasja Violeta Uka, përgjegjëse për njoftimin e sallave operative gjatë shoqërimit. Gjithashtu, ditën e djeshme u arrestua edhe ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, në kuadër të të njëjtit operacion, ndërsa është ‘shkrirë’ gjithë zinxhiri komandues i këtij institucioni.