Arratisja e Ndocit/ Ministria e Drejtësisë shkarkon drejtorin e burgut të Durrësit
Ministria e Drejtësisë shkarkon drejtorin e burgut të Durrësit, Indrit Cerloj. Vendimi vjen pas arratisjes spektakolare nga Spitali i Durrësit të paraburgosurit Altin Ndoci, një prej emrave më kontroversë të botës së krimit. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala. Sakaq, katër zyrtarë të burgut janë vënë në pranga. Në mesin e të arrestuarve janë zv.shefi i policisë së burgut, Dezdemon Pazaj, punonjës i Policisë së Burgjeve, dhe kryeinfermieri Aulon Quku. Ata akuzohen për shkelje të rënda të detyrës gjatë shoqërimit të Ndocit për vizitën mjekësore, duke mos informuar as drejtorin e burgjeve dhe as policinë e shtetit për itinerarin e planifikuar. Nga hetimet e para rezulton se më 13 janar 2026, Altin Ndoci ka kryer konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit,...
Burimi:
ntv.al