Arratisja e Ndocit, Drejtoria e Burgjeve: Nuk u respektua procedura standarde për shoqërimin, nuk u informuam…
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar një ditë pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit. “Nga verifikimet paraprake rezulton se, për shoqërimin e planifikuar, IEVP Durrës nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Komisariatin e Policisë Durrës, si dhe nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.” thuhet në njoftim, ku theksohet edhe një herë se është pezulluar gjithë zinxhiri komandues i burgut të Durrësit, ndërsa janë ndaluar 8 persona të tjerë. Deklarata e plotë Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Rajonal Durrës, më datë 13.01.2026,...
Burimi:
sot.com.al