Arratisja e Ndocit/ BIRN: Numri i lartë i ‘bosëve’ të krimit në arrati
Altin Ndoci, 38 vjeç, i arrestuar fillimisht në vitin 2020, mbi të cilin rëndojnë tetë akuza, u arratis nga Spitali i Durrësit të martën më 13 janar, në një skenë të denjë për filma, ku dukshëm organizimi ishte i lartë me një automjet që e priste dhe, siç duken punët, me polici të paaftë për të ndjekur gjurmët e ofruara nga kamerat e panumërta që gjenden kudo nëpër Shqipëri, për të zbuluar vendndodhjen e tij. Ndoci akuzohet se ishte “gjuajtësi” më 29 dhjetor 2018, kur një atentat i organizuar nga grupi kriminal i vëllezërve Çopja në Elbasan arriti të vrasë Endrit Alibejn, Arben Dylgjerin dhe shtetasit turk Erdal Duranay në një atentat në Bradashesh. Ai akuzohet të kishte të njëjtin rol më 1 korrik 2019,...
Burimi:
sot.com.al