Arratisja e Altin Ndocit/ Saraçi reagon ashpër: Problemi nuk janë gardianët, por politika e sigurisë në burgje…
I ftuar në një emision televziiv, Romir Saraçi, ka analizuar ngjarjen e fundit në burgun e Durrësit, duke theksuar se fokusi i autoriteteve është vendosur gabimisht te gardianët dhe shkarkimet formale, ndërsa problemi real qëndron te mënyra se si menaxhohet siguria në burgje dhe te zinxhiri i paprekur i përgjegjësisë. Saraçi ngriti dyshime për standarde të dyfishta, për mungesë transparence në hetime dhe për implikime më të thella politike e kriminale, duke e lidhur këtë situatë edhe me zhvillime shqetësuese ndërkombëtare që vënë në pikëpyetje funksionimin e shtetit dhe sigurinë në Shqipëri. Romir Saraçi: Problemi nuk janë as ata, sepse më e keqja është, domethënë që gjendet faji duke u arrestuar dhe ata gardistët e thjeshtë që e shoqëruan, direkt shkohet tek arrestimi i tyre...
Burimi:
sot.com.al