Arratisja e Altin Ndocit, policia i kalon përgjegjësinë “Burgjeve”: Nuk na njoftuan për ta shoqëruar në spital

Arratisja e Altin Ndocit, policia i kalon përgjegjësinë “Burgjeve”: Nuk na njoftuan për ta shoqëruar në spital

Të tjera detaje janë bërë publike nga arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrës mesditën e të martës (13 janar). Policia e Durrësit është njoftuar për arratisjen menjëherë sapo Ndoci është larguar, duke e vënë në lëvizje për gjurmimin e tij. Ndërkohë, për shoqërimin e Ndocit drejt spitalit, pas verifikimit të plotë, rezulton se policia nuk është njoftuar në asnjë formë kontakti nga Burgjet. Po dje, Burgu i Durrësit i ka kërkuar policisë për shoqërimin e një tjetër të dënuar për rast fatkeqësie, për varrimin e një familjari dhe policia ka kryer shoqërimin e tij. Itinerari Blutë kanë zbardhur itinerarin fillestar të lëvizjes së Ndocit përmes pamjeve të kamerave të sigurisë. 38-vjeçari pasi ka dalë nga spitali, me makinën “Audi A7” ka kaluar nëpër...