Arratisja e Altin Ndocit/ Lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit, i dyshuar për shpërdorim detyre

Arratisja e Altin Ndocit/ Lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit, i dyshuar për shpërdorim detyre

Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Durrësit dhe i është caktuar masa “arrest shtëpie”. Kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë është argumentuar se nuk ekziston mundësia që Cerloj të prishë provat ndërsa vendimi është marrë nga gjyqtari Xhevdet Lika.Indrit Cerloj akuzohet për “shpërdorim detyre” ndërsa është arrestuar pas arratisjes spektakolare të të paraburgosurit Altin Ndoci më 13 janar, teksa po shoqërohej në spital për një vizitë shëndetësore në shkelje totale me procedurat e shoqërimit, pa pranga në duar dhe tërësisht i lirë.Cerloj ka miratuar pa asnjë vonesë letrat për t’i mundësuar Ndocit një tjetër vizitë në spitalin e Durrësit me argumentin se kishte dhimbje të veshkave, pa faktuar nëse mjekja e burgut i kishte...