Arratisja e Altin Ndocit, emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit, emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit

Edmond Llabani është emëruar drejtor i ri i komanduar i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës, pas shkarkimit të drejtuesit të mëparshëm, Indrit Cërloj. Shkarkimi i Cërlojt u firmos të mërkurën nga Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u largua gjatë një shoqërimi për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit. Pas ngjarjes së rëndë, ministri Lamallari i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve hartimin e një plani të ri për vlerësimin e sigurisë dhe rishpërndarjen e të paraburgosurve dhe të dënuarve në IEVP Durrës, mbi bazën e rrezikshmërisë, duke mos përjashtuar edhe transferimin e tyre në institucione të sigurisë së lartë. Gjithashtu, ministri ka urdhëruar angazhim maksimal të Drejtorit të Përgjithshëm të...