Arratisja e Altin Ndocit, burgos 3 zyrtarë/ Gjykata e Durrësit jep masat e sigurisë…

Arratisja e Altin Ndocit, burgos 3 zyrtarë/ Gjykata e Durrësit jep masat e sigurisë…

Tetë zyrtarët e arrestuar pas arratisjes më 13 janar 2026, të Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit janë paraqitur para gjykatës, ku janë njohur me masat e sigurisë. Prokuroria e qytetit bregdetar kishte kërkuar arrest me burg për të gjithë 8 zyrtarët, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, por gjykata vendosi të tregojë më shumë butësi. Gjykata vendosi të lërë në burg zv/ shefin e Policisë së Burgut, Dezdemon Pazaj, si dhe dy prej efektivëve që e shoqëronin atë ditë, konkretisht Sali Feçollarin dhe Fatjon Baçin. Ndërkohë, në arrest shtëpie gjenden specialistja e informacionit, Violeta Uka, dhe kryeinfermier i repartit infektiv, Aulon Çuku. Ndaj tre gardianëve të tjerë — Arianit Cela, Preng Marvataj dhe Dorjan Saraçi — Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “detyrim...