Apeli shqyrton sot kërkesën e Veliajt për lirim nga paraburgimi

Apeli shqyrton sot kërkesën e Veliajt për lirim nga paraburgimi

Gjykata e Posaçme e Apelit shqyrton sot kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për lirim nga paraburgimi. Veliaj kundërshton në Apel vendimin e 1 shkurtit të GJKKO, që i refuzoi zbutjen e masës së sigurisë. Në Shkallën e Parë Veliaj kërkoi ndryshim të masës, duke ofruar edhe garanci pasurore, me pretendimin se nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për mbajtjen e tij të izoluar. Kryebashkiaku qëndron në paraburgim prej 10 shkurtit 2025.