Apeli lë jashtë Pacollin nga administrimi i Aeroportit të Vlorës deri në vendimin përfundimtar

Apeli lë jashtë Pacollin nga administrimi i Aeroportit të Vlorës deri në vendimin përfundimtar

Aventura financiare e lidhur me kredinë e marrë nga fondi Delphos duket se po i kushton shtrenjtë biznesmenit Behgjet Pacolli. Gjykata e Apelit e Tiranës vendosi këtë të enjte të lërë në fuqi masën e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke e përjashtuar përkohësisht kompaninë e tij, Mabco S.A., nga e drejta e votës dhe administrimit në shoqërinë koncesionare të Aeroportit të Vlorës. Vendimi e lë administrimin e shoqërisë Vlora International Airport (VIA) në dorën e aksionarit tjetër, biznesmenit Valon Ademi, deri në shqyrtimin në themel të konfliktit për aksionet. KonfliktiPërplasja mes dy aksionarëve u bë publike verën e kaluar dhe lidhet me kontrollin e koncesionarit që po ndërton aeroportin e Vlorës. Debati u thellua pasi doli në dritë se Mabco kishte marrë një kredi...