Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për të akuzuarit e dosjes së “AKSHI”-t
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurimit të vendosura më herët për të pandehurit në çështjen e AKSHI-t. Sipas vendimit të Apelit të GJKKO-së, Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi do të vijojnë të qëndrojnë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për të pandehurit e tjerë në këtë proces gjyqësor mbeten në fuqi masat e mëparshme të vendosura nga shkalla e parë. Gjykata ka vlerësuar se nuk ka ndryshime në rrethanat që do të justifikonin lehtësimin apo ndryshimin e masave të sigurisë, duke vendosur kështu vazhdimësinë e tyre deri në një vendimmarrje tjetër. Sakaq, në kërkim mbeten Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj. Njoftimi zyrtar: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykuesmonokratik të...
Burimi:
ntv.al