Apartamentin e marrë me qira e shfrytëzonin për prostitucion, arrestohen tre shtetase të huaja

Apartamentin e marrë me qira e shfrytëzonin për prostitucion, arrestohen tre shtetase të huaja

Dy kineze dhe një tajlandeze janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi apartamentin që kishin marrë me qira në Bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë e shfrytëzonin për prostitucion. Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rental house”. Në një apartament të marrë me qira, në bulevardin “Zogu i parë”, ushtronin prostitucion, vihen në pranga 3 shtetase të huaja. Procedohen penalisht 6 shtetas që dyshohet se kanë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, si dhe 4 celularë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës operative, për goditjen e rasteve të përshtatjes së apartamenteve të marra me qira, për ushtrim të prostitucionit, finalizuan operacionin policor “Rental house”. Në kuadër të operacionit...