Apartamente, garazh dhe…/ Në kërkim në Gjermani për trafik droge, sekuestrohen pasuritë e një personi dhe babait të tij

Apartamente, garazh dhe…/ Në kërkim në Gjermani për trafik droge, sekuestrohen pasuritë e një personi dhe babait të tij

Mosjustifikimi i gjashtë pasurive që dyshohet se i ka vendosur nëpërmjet aktivitetit kriminal në fushën e drogave jashtë vendit, ka sjellë edhe sekuestron e tyre me vendim të Gjykatës së Tiranës. Pas kërkesës së Prokurorisë, është miratuar sekuestro për apartamente, njësi tregtare në plazhin e Durrësit dhe garazh ndaj Sh.K. Prokuroria sqaron se pasuritë ishin në emër të vetë personit dhe familjes së tij, konkretisht babait. Sh.K., ishte në kërkim nga Gjermania prej vitit 2022 për trafik droge. Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës: “Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit Sh.K., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ‘Trafikim të narkotikëve’ në Gjermani nga viti 2022 dhe babait të tij, I.K.,...