Anulohen aktivitetet artistike/ Sulmi ndaj ish-vilës së diktatorit, çfarë ka mbetur një ditë pas hedhjes së molotovëve

Anulohen aktivitetet artistike/ Sulmi ndaj ish-vilës së diktatorit, çfarë ka mbetur një ditë pas hedhjes së molotovëve

Muret e nxira, xhama të thyer, mobilje të djegura dhe hiri i mbetur në tokë janë pamjet e dukshme në vilën e diktatorit Enver Hoxha, një ditë pas protestës së demokratëve. Ku nuk mungon edhe kureshtja e kalimtarëve. Godina ku jetonte udhëheqësi komunist ishte kthyer në një qendër kulturore të quajtur ArtExplora, por revolta e mbrëmjes së së shtunës ka pezulluar aktivitetet artistike. Vila në flakë përfshiu në një lum reagimesh si qeverinë edhe opozitën. Shishet me benzinë të hedhura pa reshtur në drejtim të godinës, shoqëruar me fishekzjarrë, i vunë zjarrin vilës, duke pretenduar se brenda tij ndodhej kryeministri Edi Rama. “Ca njerëz me kostume të murrme, me uniforma të agjentëve të policisë kriminale, i thonë protestuesve se këtu tani banon Edi Rama. Dhe...