Anulimi i tenderit në Porto Romano/ Malaj: Skemë për të shpëtuar kompaninë nga miliona euro gjobë
Anulimi i tenderit në Porto Romano/ Malaj: Skemë për të shpëtuar kompaninë nga miliona euro gjobë Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka hedhur akuza mbi menaxhimin e tenderit për Porto Romanon, duke pretenduar se qeveria po përdor një manovër ligjore për të mbrojtur kompaninë fituese nga penalitetet financiare. I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV me Flavio Qarri, ish-ministri u shpreh se përdorimi i termit “anulim” në vend të “tërheqje” është një skemë e mirëmenduar që i kursen kompanisë miliona euro dhe i hap rrugën për të paditur shtetin shqiptar. Malaj shpjegoi gjithashtu se dallimi mes dy termave është thelbësor. Nëse kompania do të konsiderohej e “tërhequr” nga gara pas shpalljes fituese, ajo do të duhej të penalizohej automatikisht. Kjo do të përfshinte konfiskimin...
Burimi:
sot.com.al