Antidroga operacion në Tiranë, një i arrestuar, sekuestrohet 1 kg kokainë
Ervin Kaftiraj është arrestuar nga Antidroga e Tiranës. Ky i fundit u prangos në një restorant të njohur në periferi të kryeqytetit ku iu gjet mbi 1 kg kokainë. Sektori i Antidrogës kishte disa muaj që e kishte në përgjim dhe në ndjekje. Kaftiraj është i emër i njohur pasi merret me makina me qira luksoze dhe mjete retro. Agjentët e Antidrogës po vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë.
Burimi:
sot.com.al