Ankth për të ardhmen/ Si po ndikojnë lajmet e luf’tës në shëndetin mendor

Ankth për të ardhmen/ Si po ndikojnë lajmet e luf’tës në shëndetin mendor

Një luftë e zhvilluar në epokën digjitale, shumëfishon shpejtësinë e përhapjes së informacioneve. Në rrjete sociale lexon edhe detaje të panevojshme, apo edhe materiale të manipuluara e të pasakta. Ekspertët e shëndetit mendor tregojnë se konflikti mes Iranit dhe Izraelit e SHBA-së po ndikon në gjendjen psikologjike të njerëzve. “Ne jemi të gjithë shumë të ekspozuar. Çfarëdo që ndodh në anën tjetër të botës, ne e kemi në telefonin tonë dhe na mbërrin në shtëpi. Përtej sigurisht gjithë ndjeshmërisë, empatisë dhe informacionit, kur kthehet në informacion të tepërt kjo shkakton elementë të caktuar si ankth për të ardhmen, frikë nga e panjohura apo element që mund të jenë fizikë si pagjumësia apo panik”, shprehet Lorela Garuli, psikologe. Psikologia Lorela Garuli tregon se edhe në Shqipëri...