Amnistia shkon në qeveri, përfitojnë 10 mijë persona, 338 lirohen nga burgu

Amnistia shkon në qeveri, përfitojnë 10 mijë persona, 338 lirohen nga burgu

Ministria e Drejtësisë e ka gati amnistinë penale, e cila është dërguar në qeveri ku pritet edhe miratimi për të kaluar në Kuvend. Ministri Besfort Lamallari në një konferencë për shtyp dha detaje nga amnistia penale duke thënë se do të përfitojnë rreth 10 mijë persona. 338 të dënuar do të lirohen ndërsa 980 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Lamallari tha se masa arrest me burg duhet të jetë arma e fundit. “Amnistia penale është derguar në Këshillin e Ministrave, do kemi miratimin e aktit në mbledhjen e qeverisë dhe depozitimin në kuvend. Është një kategori shumë e madhe që përfitojnë, nga shifrat paraprake, duke përfshirë dhe procedimet e 2024, numri i përfituesve është i lartë, 10 mijë persona që përfitojnë. 338 përfitojnë...