Amnistia penale pret “ok” nga qeveria, do lirohen 380 të burgosur, ulje dënimi për 980 të tjerë!
Më shumë 10 mijë persona do të përfitojnë nga amnistia e ardhshme penale. Mbi 7700 prej tyre kanë procedime për drejtim të parregullt të automjeteve. Vetëm pak më shumë se 1300 janë të dënuar, nga të cilët 380 të dënuar do të lirohen ndërsa 900 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Detajet i dha në një konferencë për mediat ministri, Besfort Lamallari i cili tha se po shohin të arsyeshme ndryshimet ligjore për paraburgimet për veprat e lehta. “Amnistia penale është dërguar në Këshillin e Ministrave, do kemi miratimin e aktit në mbledhjen e qeverisë dhe depozitimin në Kuvend. Është një kategori shumë e madhe që përfitojnë, nga shifrat paraprake, duke përfshirë dhe procedimet e 2024, numri i përfituesve është i lartë, 10 mijë...
Burimi:
sot.com.al