Amnistia Penale drejt Kuvendit, ja kush përfiton dhe kush përjashtohet

Amnistia Penale drejt Kuvendit, ja kush përfiton dhe kush përjashtohet

Euronews Albania siguron draftin e ligjit për Amnistinë Penale, një nismë që synon të zbusë dënimet për një pjesë të të dënuarve dhe të lehtësojë integrimin e tyre në shoqëri. Sipas draftit, Kuvendi i Shqipërisë po shqyrton mundësinë që disa kategori të të dënuarve të përjashtohen nga vuajtja e dënimit ose ndjekja penale për veprat penale të kryera deri më 31 dhjetor 2025. Ligji synon të përfshijë të gjithë personat që janë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për dënime deri në tre vjet burg për burrat dhe deri në katër vjet për gratë, përfshirë edhe ato forma alternative të dënimit si gjoba ose shërbimi në komunitet. Për personat që ende kanë pjesë të dënimit për të vuajtur, drafti parashikon përjashtim nga...