Ambasadori i BE mbërrin në SPAK, takim me Brahon, jep mesazhin e fortë
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e ri të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho. Në takimin e tij të parë me drejtuesin e ri të SPAK-ut, ambasadori Gonzato e përgëzoi Brahon për arritjet e deritanishme të institucionit dhe nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas tij, këto përpjekje përbëjnë një element kyç për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Gonzato theksoi gjithashtu se forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale janë vendimtare për konsolidimin e progresit të arritur dhe për sigurimin e rezultateve të qëndrueshme në fushën e sundimit të ligjit....
Burimi:
ntv.al