Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Ambasada Amerikane urim për Vitin e Ri: Gëzuar 2026! Partneriteti me Shqipërinë vijon të forcohet
Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh urimi për shqiptarët. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shkruan se partneriteti me Shqipërinë vijon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta “Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet në postim.