No Image Available

“Alo, jam vrasësi”/ Si u dorëzua shqiptari, pasi kreu krimim në Greqi

Një konflikt personal dyshohet se qëndron në origjinën e vrasjes së kryeplakut të Lithovouni, në zonën e Makrynias, Aitoloakarnani. Autori i dyshuar, një 44-vjeçar me origjinë shqiptare, u arrestua mëngjesin e së shtunës nga autoritetet. Sipas informacioneve të bëra publike nga mediat greke, 44-vjeçari dyshohet se ka qenë personi që ka kontaktuar Policinë, duke pranuar se kishte qëlluar viktimën dhe se ishte përgjegjës për vrasjen. Të njëjtat burime bëjnë me dije se ai i kishte zënë pritë kryeplakut, duke pritur kalimin e tij me automjet. Në momentin që makina e viktimës mbërriti në vendngjarje, i dyshuari hapi zjarr, duke qëlluar të paktën tre herë brenda automjetit, çka solli vdekjen e menjëhershme të 50-vjeçarit. Viktima ishte i martuar dhe baba i një fëmije. Hetimet nga autoritetet...