Aleanca lokale, pastrim parash dhe emisarë të vrarë/ Ja si funksionon mafia shqiptare në Ekuador

Aleanca lokale, pastrim parash dhe emisarë të vrarë/ Ja si funksionon mafia shqiptare në Ekuador

Operacionet ‘Bremen’ dhe ‘Costa’ kurorëzojnë dy vite hetimesh që zbuluan modelet e veprimit të mafias shqiptare në Ekuador. Autoritetet zbuluan një skemë milionëshe të pastrimit të parave të udhëhequr nga emisarë evropianë dhe të mbështetur nga aleanca me banda lokale. Në orët e para të mëngjesit të 12 marsit 2026, operacioni ‘Bremen’ realizoi një goditje të re ndaj strukturës së mafies shqiptare në Ekuador. Operacioni rezultoi me 26 të arrestuar, të lidhur me Los Lagartos dhe me një grup kriminal transnacional me origjinë nga Ballkani. Sipas autoriteteve ekuadoriane, kjo goditje – që çmontoi një rrjet që fshihte drogë në banane dhe në koncentrat ari për ta dërguar drejt Evropës dhe Kanadasë – iu shtua operacionit ‘Costa’, i kryer një javë më parë. Në këtë ndërhyrje...