Albano tregon sherrin për Grida Dumën: Mami im nuk e do se i la Saliun rrugëve
“Sot në mëngjes më tha mamaja… ‘Do shkosh tek ajo që e la Saliun në mes të katër rrugëve, kur i duhej më shumë?’”, rrëfeu ai, duke shkaktuar të qeshura në studio. Ai shtoi se u përpoq t’i shpjegonte se politika “nuk funksionon kaq sentimentalisht”, por diskutimi nuk shkoi gjatë. “Thjesht mu mërzit mamaja dhe iku nga dhoma,” tha aktori. Situata u bë edhe më komike kur tregoi reagimin në shtëpi para se të nisej për në podcast. “I thashë të dashurës: ‘Më nxirr ndonjë gjë të vesh se do shkoj te podkasti.’ ‘Te kush podkast?’ te podkasti i Gridës.’ Ma hodhi kostumin dhe më tha: ‘S’ke kërkuar ndonjëherë rroba të të vesh unë… vetëm tani te Grida!’” Bogdo ironizoi edhe ndarjet politike në familje:...
Burimi:
ntv.al