Alarmante cilësia e ajrit/ Nivelet e NO₂ dhe CO₂ tejkaluan standardet e lejuara në të gjitha qytetet

Alarmante cilësia e ajrit/ Nivelet e NO₂ dhe CO₂ tejkaluan standardet e lejuara në të gjitha qytetet

Rezultatet e monitorimit të cilësisë së ajrit gjatë vitit 2025 në gjashtë bashkitë kryesore të Shqipërisë, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë dhe Shkodër zbulojnë një realitet shqetësues për qytetarët. Nivelet e NO₂ dhe CO₂ tejkaluan standardet e lejuara në të gjitha qytetet, duke vënë në pah një problem të vazhdueshëm të cilësisë së ajrit urban.Organizata Co-PLAN prezantoi gjetjet e ndotjes së ajrit sipas “Raportit të Monitorimit Alternativ për Cilësinë e Ajrit, Ujit dhe Nivelin e Zhurmave”, një studim i realizuar në gjashtë qytetet kryesore të Shqipërisë. Monitorimi u zhvillua duke kombinuar pajisje lëvizëse dhe stacionare, me qëllim të ofrojë një pasqyrë sa më të detajuar të cilësisë së ajrit në zonat urbane dhe të identifikojë burimet kryesore të ndotjes.Në Tiranë, monitorimi u realizua në rreth...