Alarm për pensionet, të moshuarit dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin e ri të qeverisë, ja çfarë kërkojnë
Shoqata e Pensionistëve Shqiptarë “Thinjat” ka nisur një betejë ligjore ndaj qeverisë, duke kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese disa nga dispozitat kyçe të ligjit nr. 7/2025 për njohjen e periudhave të punësimit për efekt pensioni. Kërkesë-padia është depozituar më 17 mars dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Marsida Xhaferllari, e cila është caktuar relatore e çështjes. Në thelb të padisë qëndron mënyra se si ligji trajton vitet e punës të kryera gjatë sistemit komunist, veçanërisht për ish-punonjësit e ndërmarrjeve shtetërore, kooperativave bujqësore dhe institucioneve publike të kohës. Sipas shoqatës, disa nene të ligjit vendosin kufizime që ndikojnë drejtpërdrejt në përllogaritjen e pensioneve, duke përjashtuar ose ulur vlerën e periudhave të caktuara të punës. Konkretisht, “Thinjat” kërkon shfuqizimin e një pjese të nenit 3, si dhe të...
Burimi:
sot.com.al