Alarm për murtajën e bagëtive/ Kontrolle në Lezhë, apel fermerëve: Shmangi tregun e Milotit
Shfaqja e murtajës te bagëtitë në Dajç të Shkodrës shtoi alarmin edhe në zonën kufitare te Zadrimës në Lezhë, ku veterineret këshillojnë blegtoret të mos shesin tek tregu i Milotit. Ndalohet dhe lëvizja e kafshëve. Në hyrje-dalje janë vendosur pika kontrolli, ndërsa po monitorohen të gjitha fermat e Zadrimës, e konsideruar si zonë me risk për shkak të afërsisë me Dajçin e Shkodrës. Veterinerët u bëjnë thirrje fermerëve të shmangin transportin e bagëtive dhe të mos frekuentojnë tregun e Milotit, i cili konsiderohet një burim potencial infeksioni për sëmundjen e murtajës. “Përgjegjës, Autoriteti i Veterinarisë Lezhë: Aktualisht po bëjmë monitorime dhe kontrolle nëpër akse rrugore, ferma dhe sidomos në zonat me risk si Dajçi dhe Zadrima, pasi vatra është afër në Shkodër dhe synojmë të...
Burimi:
sot.com.al