Alarm në Tiran/ Polici nxjerr armën në një lokal pas përplasjeje me punonjësin, ja si nisi sherri
Një efektiv policie dhe një punonjës i një biznesi u përplasën fizikisht paraditen e kësaj të hënë në zonën e quajtur “Malajziani” në Tiranë. Burime bëjnë me dije se konflikti ka nisur pasi punonjësit e një lokali i kanë kërkuar efektivit të largonte makinën e parkuar pranë ambientit të tyre, duke pretenduar se po pengonte zonën e shërbimit. Debati mes palëve është tensionuar me shpejtësi, duke kaluar nga përplasje verbale në nxjerrjen e armës nga ana e policit. Në pamjet e kamerave të sigurisë duket momenti kur polici i nxjerr armën e shërbimit djalit me të cilin është në konflikt, teksa të pranishëm ka edhe persona të tjerë, përfshirë edhe një 2 gra. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një hetim, ndërsa polici, i cili...
Burimi:
sot.com.al