Alarm në Peqin/ Rrëshqitje masive në Algjinaj, çahet toka dhe bllokohet rruga e fshatit, rrezikohen 3 banesa
Një tjetër alarm për lëvizje të tokës është regjistruar këtë të diel në fshatin Algjinaj të Njësisë Administrative Shezë, në bashkinë e Peqin, ku fenomeni i rrëshqitjes dhe fundosjes së dheut ka krijuar shqetësim te banorët. Sipas informacioneve paraprake të konfirmuara nga vetë banorët e një prej lagjeve të fshatit, toka ka pësuar çarje të thella në një gjatësi të konsiderueshme, duke deformuar sipërfaqen dhe duke rrezikuar për momentin shembjen e tri banesave dhe shkatërrimin e infrastrukturës përreth. Situata është përkeqësuar pasditen e kësaj të diele, kur një pjesë e rrugës rurale është bërë e pakalueshme për automjetet. Kjo rrugë përdoret çdo ditë nga banorët e Algjinajt për të lëvizur drejt zonave të tjera, ndaj bllokimi i saj ka sjellë vështirësi të menjëhershme në qarkullim....
Burimi:
sot.com.al