Alarm në Dubai/ Raketat ndalin fluturimet, Kurtezi: Nesër pritet zgjidhja për shqiptarët
Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara, Ridi Kurtezi, ka zbuluar se aktualisht në Dubai ndodhen rreth 1,500 shqiptarë që punojnë e jetojnë në vend, duke shtuar se po të llogariten dhe turistët, numri në total i bashkatdhetarëve tanë mund të kapë shifrën 2,000. Kurtezi u shpreh se shpërthimet në Dubai ishin të papritura, pasi më parë u njoftua se nuk do të lejohen sulmet në vend. Mirëpo situata e përshkallëzuar në Lindjen e Mesme, e cila preku edhe një pjesë të Dubait, ka bërë që të merren masa për mbrojtjen e të gjithë njerëzve, duke penguar lëvizjen e tyre për shkak të raketave që kanë pushtuar qiellin. Kurtezi theksoi se po të llogariten edhe shtetasit shqiptarë që shkojnë me pushime në Dubai, numri total mund...
Burimi:
sot.com.al