Alarm global/ Gjigantët e qumështit për foshnjat tërheqin produktet, dyshime për kontaminim

Alarm global/ Gjigantët e qumështit për foshnjat tërheqin produktet, dyshime për kontaminim

Pas Nestle, kompani të mëdha të industrisë së qumështit, si Danone, Lactalis dhe Vitagermine, kanë nisur tërheqjen nga tregu të qumështit pluhur për foshnja, si pasojë e dyshimeve për kontaminim me cereulide, një toksinë e dëmshme, që shkakton të vjella dhe diarre zakonisht 30 minuta pas konsumimit. Kontaminimi dyshohet se ka nisur në fillim të dhjetorit, dhe është gjurmuar te një furnizues kinez i vajit ARA, një përbërës kyç në formulat premium për foshnja. Si pasojë, nga fundi i vitit 2025, prodhuesit e formulave në mbarë botën janë detyruar të kryejnë analiza rreziku. Kompania Nestle ka tërhequr qindra produkte nga linjat e saj të formulës së foshnjave në më shumë vende të Europës, përfshirë edhe Shqipërinë. Danone gjithashtu ka tërhequr disa lloje të formulës së...