Akuzohet për vrasjen e Çajup Selimit, Ahmet Abedini në GJKKO: Telefononte nusen time pa pushim, mora vesh që u vra kur…

Akuzohet për vrasjen e Çajup Selimit, Ahmet Abedini në GJKKO: Telefononte nusen time pa pushim, mora vesh që u vra kur…

Në seancën e radhës në Gjykata e Posaçme, dëshmoi Ahmet Abedini, babai i Erisjano Abedinit dhe vëllai i Bujar Abedinit, ky i fundit i akuzuar nga SPAK për vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi. Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Ahmet Abedini tregoi se ditën e ngjarjes kishte qenë në punë dhe më pas ishte nisur për në Gjirokastër, pasi kishte shtruar nënën në spital. Ai sqaroi se kishte të njëjtin aktivitet tregtar me viktimën, duke shitur materiale ndërtimi. “Kam dy dyqane. Një e punoj vetë, një e punonte gruaja,” tha ai. Abedini pranoi se kishte pasur konflikte me Çajup Selimin, duke pretenduar se ky i fundit i bënte telefonata anonime bashkëshortes së tij, në çdo orë të ditës dhe të natës. “Kemi pasur konflikte...