Akuzohen për korrupsion pasiv/ GJKKO miraton kërkesën e SPAK, dërgon në gjyq Erion Veliajn dhe bisnezmenët e tjerë
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka miratuar kërkesën e SPAK dhe ka vendosur dërgimin në gjyq kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, deputeten Klotilda Bushka, si dhe dhjetëra persona dhe subjekte të tjera. Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre, lidhur me përfitime të parregullta nga kompani private dhe organizata jofitimprurëse. Ndërsa të pandehurit e tjerë akuzohen për korrupsion aktiv, pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe vepra të tjera penale. Në mesin e emrave të dërguar në gjyq janë edhe Elman Abule, Klotilda Bushka, Ajola Xoxa, si dhe disa biznesmenë dhe shoqëri tregtare si “Fusha”, “Kontakt”, “Palushi”, “Agi Kons”, “Gerard-A”, “Rametal” dhe të tjera, së bashku me disa OJF....
Burimi:
sot.com.al