Akuza të forta nga Prençi: Mbi 95% e tenderët të AKSHI-t mbahen sekret, po mbrohet zv.kryeministrja

Akuza të forta nga Prençi: Mbi 95% e tenderët të AKSHI-t mbahen sekret, po mbrohet zv.kryeministrja

Ish-kryepolici Shemsi Prençi deklaroi sot në një emision televiziv se që pas vitit 2020, periudha e pas-tërmetit, në Shqipëri gjërat po shkojnë keq dhe vendit i është dhënë goditja më e rëndë, duke abuzuar gjithçka në prokurime dhe tenderime. Ai kujtoi se tani edhe sistemet e brendshme kanë rënë, ku mund të hyhet e dilet me lehtësi, duke kontrolluar gjithçka, kurse tenderët bëhen të gjitha në mënyrë sekrete dhe i marrin një kategori e caktuar e drejtuar nga sipër. Ai përmendi edhe shifra, duke sqaruar se para 2020 jepeshin vetëm 5% e tenderëve në mënyrë sekrete për shkak të sekreteve dhe sigurisë, kurse tani janë bërë 95% e tenderimeve në mënyrë sekret dhe veçanërisht te AKSHI, institucion që aktualisht është nën shënjestrën hetimore të SPAK....