Akuza edhe për mashtrim në marrjen e pasaportës britanike/ Shqiptari punonte oficer emigracioni, vidhte emigrantët
Përpara gjykatës magjistrale Westminter në Londër doli një shqiptar së bashku me 5 kolegë britanikë, ish oficerë emigracioni, të akuzuar nën dyshimin për konspiracion në vjedhjen e sende me vlerë dhe të parave nga emigrantët që mbërrinin me gomone. Ata po ashtu akuzohen për pastrim parash dhe abuzim me detyrën. Ky është Besmir Matera i fotografuar momentin kur hyn në gjykatë. Ai për të fituar azilin në Britaninë e Madhe kishte ndryshuar mbiemrin nga Cuku në Matera. Hetimi i Home Office për përfshirjen në këtë konspiracion vjedhje, ka zbuluar një mori me probleme që prej momentit të azil kërkimit nga Besmir Matera-Cuku, deri në marrjen e nënshtetësisë britanike tërësisht me mashtrim. Krahas akuzës së parë në të cilën thuhet se ai në bashkëpunim me 5...
Burimi:
sot.com.al