AKU sekuestron misër të Kontaminuar me Aflatoksinë në Shkodër

AKU sekuestron misër të Kontaminuar me Aflatoksinë në Shkodër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar një sasi misri blegtoral në qarkun e Shkodrës. Në njoftim bëhet me dije se kontrolli ka zbuluar prezencën e aflatoksinës, një substancë e rrezikshme për shëndetin. Operatori i biznesit kishte prishur shenjat e bllokimit dhe kishte lëvizur produktin pa dokumentacion të duhur. Për këto shkelje, AKU ka vendosur katër gjoba administrative dhe ka dorëzuar kallëzim penal pranë organeve të drejtësisë për: Prishje të shenjave të sigurisë Vënien në qarkullim të ushqimeve të rrezikshme Mashtrimin me produktet ushqimore Po ashtu, janë nisur procedime disiplinore ndaj inspektorëve të DRAKU Shkodër për lëshime në detyrë.