AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka vendosur masën e bllokimit për disa produkte të bulmetit në një baxho në qarkun e Fierit. Në njoftimin e AKU-së bëhet e ditur se janë bllokuar 1400 kg krem gjalpi, 2415 kg moxarella, 90 kg gjalpë i freskët lope dhe 100 kg gjizë. Sipas AKU-së gjatë kontrollit zyrtar, inspektorët konstatuan se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë. Gjithashtu për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është vendosur gjobë në vlerën e 250.000 lekëve, ndërsa produktet e pasigurta janë bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre. Njoftimi i AKU Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në vijim të transparencës dhe informimit të publikut dhe në...
Burimi:
opinion.al