“Akt i rëndë dhune ndaj rendit dhe ligjit”, kompania “Gener 2” reagon për ngjarjet në Baks- Rrjoll…

“Akt i rëndë dhune ndaj rendit dhe ligjit”, kompania “Gener 2” reagon për ngjarjet në Baks- Rrjoll…

Gener 2 dënon me forcë ngjarjet e ndodhura sot në Rrjoll, të cilat përbëjnë një akt të rëndë dhune ndaj rendit dhe ligjit në Shqipëri.Persona të paautorizuar kanë hyrë me forcë në kantier, duke ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve tanë, duke rrahur persona të pranishëm, thyer pajisje pune dhe dëmtuar makineri.Ky është një sulm i rrezikshëm kriminal, që cënon jo vetëm një investim privat, jo vetëm klimën e investimeve në vend, por edhe krijon një precedent të rrezikshëm që dhuna mund të zëvendësojë vendimet e gjykatave, sulmet të zëvendësojnë dokumentet e ligjshme dhe turma mund të zëvendësojë dhe vendosë mbi institucionet.Në të njëjtën kohë, shprehim shqetësim serioz për mungesën e reagimit parandalues nga organet përgjegjëse, konkretisht nga Prokuroria e Shkodrës, e cila prej kohësh është...