Akt heroik/ Me ujin deri në gju, momenti kur ekipet e emergjencës shpëtojnë 220 dele nga përmbytjet

Akt heroik/ Me ujin deri në gju, momenti kur ekipet e emergjencës shpëtojnë 220 dele nga përmbytjet

Çarja e argjinaturës së lumit Seman në disa segmente ka shkaktuar përmbytje të rënda në fshatin Hasturkas, në njësinë administrative Libofshë. Ushtria e cila ndodhet në zonë për menaxhimin e kësaj situate kanë shpëtuar nga rreziku i mbytjes 220 kokë dele. Ndërkohë në një stallë të fshatit kanë nxjerrë nga zona e rrezikut edhe 200 qengja. Çarja e argjinaturës së lumit Seman në disa segmente ka përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore në fshatin Hasturkas në Libofshë dhe 20 banesa. Banorët të cilët kanë qëndruar përgjatë gjithë natës në gatishmëri shprehen të alarmuar nga situata. Përgjatë gjithë natës janë evakuuar 9 persona të cilët janë strehuar tek të afërmit e tyre, ndërsa të tjerë janë të shqetësuar për fatin e të afërmve të tyre me të cilët kanë humbur...