Aksioni për lirimin e hapësirave publike rreth instucioneve arsimore, Rama: Ndërhyrje e domosdoshme për sigurinë
Në ambientet përreth institucioneve arsimore në të gjithë vendin po vijon lirimi i tyre nga ndërtimet e paligjshme. Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shprehet se kjo është një ndërhyrje e domsdoshme për sigurinë dhe një mjedis të denjë përreth një institucioni arsimor. “Vijon puna për çlirimin nga zaptimi. Një ndërhyrje e domosdoshme për të garantuar siguri, qarkullim normal dhe një mjedis të denjë përreth një institucioni arsimor”, shkruan Rama. E nisur në muajin korrik të vitit të kaluar, nisma pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0” është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.
Burimi:
sot.com.al