Aksidentoi dhe la të plagosur nënën me dy fëmijë, arrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës

Aksidentoi dhe la të plagosur nënën me dy fëmijë, arrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Shkodër – Lezhë arrestoi një punonjës policie me detyrë Shef i Logjistikës në Drejtorinë e Kufirit dhe Emigracionit në Kukës. Sipas AMP, polici me iniciale I.D u përfshi në një aksident ku mbetën të plagosur nëna dhe dy fëmijët e saj të mitur. Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.00 mg/l dhe 0.98 mg/l. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. Njoftimi: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I.D., me detyrë Shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur” dhe “Shkelja e rregullave...