Aksidenti me 1 viktimë në aksin Gramsh-Poroçan/ Arrestohet shoferi i kamionit
Policia e Elbasanit ka arrestuar shoferin e aksidentit të ndodhur ditën e djeshme në aksin Gramsh-Poroçan. Aksident nga i cili humbi jetën shtetasja D. H. 38-vjeçari akuzohet për drejtim automjeti në gjendje të parregullt. Drejtuesi i mjetit së bashku me një pasagjere mbetën të dëmtuar nga aksidenti i djeshëm. Të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja D. H., informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me pasojë vdekjen, drejtuesin e kamionit, shtetasin Sh. K., 38 vjeç, banues në Gramsh....
Burimi:
sot.com.al